X

Kërkesa për shkarkimin e Ilir Metës, sot mblidhet Komisioni Hetimor


Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Burime për mediat bëjnë me dije se sot do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë 3 ose 4 mbledhje të tjera.

Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

Në krye të komisionit hetimor është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sekuestrohen një mijë rrënjë kanabis dhe armë, prangosen tre persona në Bulqizë

Një mijë rrënjë kanabis janë sekuestruar në Bulqizë nga Policia. Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin kultivuar kanabisin...

Close