X

Hapja e 11 kutive nga KQZ, PD: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të hapur 11 kuti për zgjedhjet në Bashkinë Lezhë. Ivi Kaso në emër të PD-së, shkruan se ky është një marifet i ri që po bëhet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Më tej Kaso shkruan se hapja e kutive nesër do jetë farsa e fundit që po bëhet për t’u hedhur hi sy njerzve.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Kaso.

Sot në mbledhjet e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve është miratuar kërkesa e Eduart Ndocajt për të hapur 11 kuti për të cilat ka dyshime se ka parregullsi. KQZ tha se nëse do të ketë parregullsi do të nis dhe procedimi për komisionerët.

More in AKTUALITET, LAJME
Klodian Tomorri përgënjeshtron qeverinë: Ja si po rritet në fshehtësi taska e karburanteve

Gazetari i njohur për çështjet ekonomike, Klodian Tomorri, ka përgënjeshtruar deklaratën e ministres së Financës, Anila Denaj, e cila u...

Close