X

Foto tronditëse/ 24 vjet nga masakra e Srebrenicës


Sot shënohet 24-vjetori i masakrës së Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe në Bosnje vranë mbi tetë mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Kjo pjesë e Bosnjës ishte shpallur në atë kohë “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, urdhëroi pushtimin e Srebrenicës dhe më 11 korrik forcat serbe të drejtuara nga gjenerali serb, Ratko Mlladiç e morën qytetin.

Dy ish-udhëheqësit e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë në luftën e Bosnjës, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

More in BALLKAN, LAJME
FOTO/ Zbulohen eshtra njerëzish në qendër të Korçës

Punimet në lulishten "Shën Maria" në qytetin e Korçës kanë nxjerrë në sipërfaqe disa eshtra. Dyshohet se eshtrat janë të...

Close