X

Festimet për Pavarësinë e SHBA në Tiranë (FOTO)

Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar mbrëmjen e sotme pritjen e përvitshme me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA u mbajt në rezidencën amerikane në Tiranë.

Në ceremoni ishte i praishëm Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe ministra, deputetë, zyrtarë të institucioneve shqiptare, intelektualë, artistë, etj.

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni.

Në fjalën përshëndetëse, e ngarkuara e misionit të SHBA, Leyla Moses-Ones përshëndeti të pranishmit dhe bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Gjithashtu Leyla Moses-Ones shtoi se po vijon puna për forcimin e lirisë së mediat në Shqipëri.

“Është një nder dhe privilegj për mua, së bashku me të gjithë kolegët e Ambasadës sonë, që miqtë dhe partnerët tanë të ngushtë na bashkohen këtë mbrëmje për të festuar 243 vjet të pavarësisë dhe lirisë amerikane. Një mirëseardhje të ngrohtë të gjithëve! Ne amerikanët e festojmë 4 korrikun me një kremtim të shkujdesur dhe të hareshëm ushqimi e fishekzjarresh. Por, ia vlen të ndalemi për t’u menduar thellë për këtë eksperiment radikal që Etërit tanë Themelues filluan më 4 korrik 1776 në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia. Ato ikona të revolucionit tonë do të bëheshin arkitektët e një kombi të ri me një vizion thuajse absolut për liritë civile. Ky ishte – dhe ende është – një vizion i lirisë njerëzore, që të lë pa frymë, dhe një thirrje pa kompromis për vetëqeverisje – një sistem i qeverisë i themeluar vetëm me njerëzit, nga njerëzit, për njerëzit. Deklarata e Pavarësisë, dhe më pas Kushtetuta jonë, kanë nxitur miliona njerëz në të gjithë botën që të fillojnë eksperimentin demokratik në vendet e tyre”,- tha ndër të tjera diplomatja e SHBA në Tiranë.

More in LAJME
Hapja e 11 kutive nga KQZ, PD: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të hapur 11 kuti për zgjedhjet në Bashkinë Lezhë. Ivi Kaso...

Close