X

Çfarë la pas stuhia në Greqi, pamje të frikshme


Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, për shkak të motit të tmerrshëm, që përfshiu vendin fqinj.

Gjashtë turistë, mes të cilëve edhe dy fëmijë 8 e 2 vjeç, kanë humbur jetën në gadishullin Halkidiki, si dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mediat fqinje kanë publikuar pamje nga stuhia e madhe, që tregon momentet e tmerrshme, por edhe pasojat e saj.

Siç mund të shihet në videot dhe fotot, nga erërat e fuqishme dhe rrebeshet e shiut janë shkulur pemë, shtëpi e dyqane, janë përmbysur makina, si dhe janë rrëzuar shtylla elektrike, duke lënë vendin pa energji.

Kujtojmë që gadishulli i Halkidikit është një ndër destinacionet e preferuara edhe për shqiptarët, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima shqiptare.
Turistët që kanë humbur jetën janë rusë dhe çekë.



More in BALLKAN, LAJME
VIDEO/ “Plehrë e Gramoz Ruçit”, deputeti i opozitës së re sulmohet në lokal: Nxirret jashtë

Revolta e qytetarëve ndaj deputetëve të rinj të dalë nga listat e PD-së dhe të LSI-së, të cilët pranuan mandatet,...

Close