

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar paketa anti-shpifje e miratuar nga qeveria. Sipas, Vokshit, nenet e këtij projektligji reflektojnë idetë që ka në kokë kryeministri dhe se mund të çojë deri në mbylljen e portaleve.
“Nuk ka patur një proces konsultimi. Askush nuk di se çfarë është rekomanduar nga institucionet ndërkombëtare. Drafti kur është kërkuar në Këshillin e Ministrave ka qenë i papërfunduar. Është çuar me shpejtësi të madhe dhe kjo është arsyeja përse është mbajtur në sirtar derisa të rakordoheshin nenet ashtu siç i ka në mendje Edi Rama.
Më rezulton se në nënin 24 pika 2, thuhet bllokohet aksesi në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale, përfshirë cënimin e sigurisë kombëtare. Në padinë që mua më ka bërë kryeministri, se kam bërë status për check up, kërkohet një gjobë prej 10 milionë lekësh, plus që unë duhet ta përgënjeshtroj statusin që kam bërë. Në rreshta, thuhet se statusi që unë kam bërë cënon sigurinë kombëtare.”.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Nuk respektuan masat anti-covid, gjobiten 462 qytetarë
FSK do t’i bashkohet ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse, ministri jep detaje për angazhimin
Dhunoi 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në gjykatë
“Kostoja e jetesës është rritur”, Basha: Dështim i Ramës, koha për ndryshim
“Unë nuk çoj njerëz të blejnë vota”, Alizoti: Njerëzit të zgjedhin atë që është më mirë
COVID-19, Alimehmeti: Nuk është Tirana qyteti i parë për numrin e vdekjeve dhe infektimeve
Operacioni i RENEA në Nikël, dalin detaje, banesat e personave që u kontrolluan
“Mungojnë rrugët dhe uji”, Tabaku takim me banorët e Zallherrit: Bashkia dhe qeveria i ka braktisur!
Lini nje Koment