

Gazetari Enton Abilekaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të diskutuar lidhur me projektligjin e miratuar nga qeveria, të njohur si paketa anti-shpifje. Abilekaj u shpreh se ky projektligj avancon sa herë Edi Rama është në hall dhe se në momentin e parë që situata do të bëhet edhe me e pafavorshme për të, ai do ta kalojë ligjin në parlament. Sipas Abilekajt, synimi i kryeministrit është, që të eleminojë rezistencën ndaj regjimit që po instalohet në Shqipëri.
“Une nuk mendoj se kjo është qesharake. Nëse ju kujtohet, ligji për shpifjen filloi në shtatorin e 2015, kur Dritan Zagani akuzoi Saimir Tahirin për cështjen e Habilajve. Ishte një moment shumë i vështirë, që i duhej patjetër, që t’i mbyllte gojën medias.
Erdhi momenti kur u akuzua vëllai i Fatmir Xhafës, u rikthye ligji për shpifjen, bëri një hap para cështja.
Erdhi momenti kur ju publikuat këtu tek “Të Paekspozuarit”, cështjen e Unazës së Re, u rikthye ligji për shpifjen.
Vijmë tek zgjedhjet lokale, ne publikojmë vetëm video dhe fakte se si ka ndryshuar numri i votave në mënyrë fiktive dhe ligji për shpifjen u miratua në qeveri. Në një moment tjetër të vështirë, ai do të kalojë në parlament. Edhe nëse nuk e kalon sot, do ta kalojë në një moment të vështirë.
Në çdo moment të sikletshëm për kryeministrin, bëhet një hap para për shpifjen.
Mendoj se kjo është një strategji, e cila fillon me politikën e marrjes së të gjithë pushteteve. Erdhi si kryeministër dhe parlamentin e bëri monist, mori drejtësinë në dorë, tani ka marrë edhe pushtetin lokal në dorë, i mori të gjithë pushtetet. Tani po i kthehet medias. Me mas median punoi nëpërmjet tenderave dhe favorizimit. Mbaroi punë me to, ka filluar me portalet, me gjobat që mundohet tu vendosë njerëzve.
Ka thelluar akoma më shumë presionin ndaj atyre që i rezistojnë presionit.
Qëllimi është që të bëhet zero e gjithë rezistenca, ndaj një regjimi që po instalohet këtu. Nuk është shaka kjo punë, kur të bëhet realitet do jetë shumë vonë”, u shpreh Abilekaj.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Shifrat/ Gjashtë mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për vdekjet në spitalet Covid
Vesi i keq i manipulimit/ Shihni se si Veliaj lyente me bojë të kuqe protestuesin në 21 Janar (video)
Kryeministri i Kosovës i shkruan letër Presidentit Biden, ku falenderon Donald Trumpin! (letra)
“Shkeli rregullat anti-Covid”/ Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus, e dëbon nga vendi
Ulsi Manja flet me bindje: Drejtësinë për 21 janarin do ta bëjë drejtësia e pavarur që reformuam ne!
Autoritetet lejojnë panelet e erës brenda zonave të mbrojtura natyrore
“Vetëvendosje” do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri (detajet)
FOTO/ Dhjetë vjet nga vrasjet në Bulevard, Edi Rama vendos lule për viktimat. “Tretet” premtimi për drejtësi
Lini nje Koment