X

Tonditëse/ Pesë të rinj përdhunojnë në shkurre vajzën me aftësi ndryshe (FOTO)

Pesë të rinj janë arrestuar në Gjermani, të dyshuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare mes shkurreve të një parku në qytezën e Mülheim. Sipas asaj që shkruan “The Sun” të rinjtë akuzohen se sulmuan një vajzë me aftësi ndryshe dhe më pas e filmuan aktin e tyre të tmerrshëm.

Sipas të njëjtave burime, djemtë janë nën moshën për tu dënuar pasi tre prej tyre janë vetëm 14 vjeç ndërsa dy të tjerët sapo kanë mbushur 12 vjeç. Të pesë të ndaluarit janë nga Bullgaria. “The Sun” shkruan se ata e zvarritën vajzën në disa shkurre dhe filmuan më pas sulmin seksual me celularë.

Policia nuk ka treguar detajet e sulmit, por mediat lokale thanë se vajza ishte “keqtrajtuar në mënyra të ndryshme”. Banorët aty pranë u alarmuan për incidentin pasi dhe qentë e tyre nuk ndalonin lehjen.

Vetëm pas një ore nga ngjarja, një 61-vjeçar doli nga shtëpia dhe pa vajzën 18-vjeçare dhe dy nga të dyshuarit. Ishte ai që lajmëroi policinë e cila vijon hetimet për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik.

 

More in BOTA, LAJME
“Mu ul në gjunjë direkt”, Agron Llakaj tregon historinë e panjohur me vajzën misterioze në Pogradec: U futëm në makinë dhe…

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka treguar se si ka “shkatërruar” një kamer të fshehtë që kishte organizuar...

Close