X

Thuajse zyrtare/ Marrëveshja në detajet e fundit, ja ku do të luajë Hysaj në sezonin e ri

Është gati e konfirmuar se Elseid Hysaj nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm. Shkodrani nuk i pëlqen Ancelottit dhe largimi është zgjidhja më e mirë. Mediet italiane raportojnë se klubi italian ka gjetur akordin me Atleticon e Madridit për shitjen e tij.

Kështu, Hysaj sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhërat e një trajneri si Simeone. Atletico po zhvillon një projekt gjigant, duke investuar mjaft në merkato dhe ylli i kombëtares tonë pritet të jetë pjesë. Duhet të themi se ky është një hap gjigant në karrierën e Elseidit, pasi do ketë mundësinë të luajë në një nga kapionatet më të fortë në botë.

Duhet të themi se stili i Hysajt përshtatet mjaft me mënyrën agresive të lojës së Simeones. Vlera e operacionit nuk bëhet e ditur, por pritet të jetë pak mbi 25 milionë eurot. 25-vjeçari do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit madrilen në orët e ardhshme.

More in LAJME, SPORT
‘Bëj seks se po degradon’, plas keq mes Bledi Manes dhe Altin Goxhajt. Hila: Boll se më dhj*të emisionin

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Arena” mes gazetarit Blendi Mane dhe avokatit Altin Goxhaj. Ky i...

Close