X

Tentoi të kalonte 97 kg drogë në Mal të Zi, arrestohet 21-vjeçari


Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike është vënë në prangat e policisë.

I riu me iniciale E. H., banues në Koplik, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11 prill 2018 tentuan të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës.

Droga u kap nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare.

Gjykata e Apelit Shkodër vendosi ndaj 21-vjeçarit më 08 maj 2018, masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.

“E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ Durrës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet 49-vjeçari

Arrestohet në Durrës 49-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje. Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të...

Close