X

Sofija, aktivistja e guximshme e cila mbrojti bukëpjekësin shqiptar në Beograd

Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje.

Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e ultranacionalistëve serbë.

Todorovic ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij.

“Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe.

Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas. / KultPlus.com

More in LAJME, Magazine
Von der Leyen kërkon mbështetje për postin e Presidentes së KE

374 është numri magjik, i cili i siguron Ursula von der Leyenit zgjedhjen në postin e Presidentes së Komisionit Evropian,...

Close