X

Përplasja diplomatike/ Trump e quajti “budalla të kapardisur”, jep dorëheqjen ambasadori britanik në SHBA


Ambasadori britanik në SHBA, Sir Kim Darroch, ka dhënë dorëheqjen pas përplasjes diplomatike, që vinte si pasojë e publikimit të emaileve konfidenciale, ku ai e quante administratën Trump, “të paaftë”.

Pas publikimit të emaileve të cilat i adresoheshin qeverisë britanike dhe e përshkruanin administratën Trump si kaotike dhe të paaftë, Presidenti Trump ka reaguar duke ofenduar ambasadorin dhe kryeministren May. Ai e ka quajtur ambasadorin Darroch “një djalë shumë budalla”, ndërsa ka vijuar me sulmet ndaj kryeministres May, duke thënë se nuk ka ndjekur këshillën e tij për Brexit dhe ka vijuar me mënyrën e saj “budallaqe”.

Ambasadori i krisur i Mbretërisë së bashkuar në SHBA, nuk është një person të cilin e kemi përzemër, një djalë shumë budalla. Ai duhet t’i flasë vendit të tij dhe kryeministres May, lidhur me negocitat e dështuara të Brexit dhe të mos shqetësohet për kritikat e mia, se sa keq u menaxhua. I thashë Theresa May se si ta bënte marrëveshjen, por ajo zgjodhi rrugën e vet budallaqe dhe nuk arriti ta bënte. Një katastrofë! Nuk e njoh ambasadorin por më kanë thënë se është një budalla i kapardisur. I thoni atij se SHBA tashmë ka ekonominë dhe ushtrinë më të mirë në botë, me distancë...”, shkruante Trump në Twitter, një ditë përpara dorëheqjes së ambasadorit.

Sir Kim Darroch,  është shprehur se rrjedhja e emaileve konfidenciale, e ka bërë të pamundur punën e tij si ambasador.

Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, e ka quajtur trajtimin që iu bë ambasadorit Darroch “përtej padrejtësisë dhe të gabuar” dhe është shprehur se ai ka shërbyer “mirë dhe me ndershmëri”.

Ministria e Jashtme e ka konfirmuar vendimin e ambasadorit për t’u larguar.

Kjo sjellje e Trump, me aleatin më të madh të SHBA-së, Mbretërinë e Bashkuar,  është manifestuar edhe në të kaluarën, me komente denigruese ndaj kryeministres May.

/TPZ.al/

More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Përballja/ Suada: Ke pas 6 gra. Ish-burri: Nuk i solla në shtëpi

Suada Ndreca një nënë e re 27 vjeçare përballet live me ish-burrin, për djalin 4 vjeçar me epilepsi, për të...

Close