X

PD e Kukësit padit komisionerët: Të verifikohet TIMS, votuan persona që s’kanë qenë në Shqipëri

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka paditur komisionerët e 14 qendrave të votimit në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe të shkeljes së fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi nga materialet zgjedhore të listës së zgjedhësve, për ta krahasuar atë më pas me sistemin TIMS, me qëllim verifikimin e pjesëmarrjes në votime.

Ndër faktet e renditura në padi, PD e rrethit verilindor përmend mospërkimin mes numri të fletëvotimeve me numrin e votuesve, dukuri e hasur në disa Bashki të vendit.

Demokratët theksojnë në Nenin 326 të Kodit Penal, shkruhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po ashtu, në padi shtohet se në Nenin 327, shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

PD e Kukësit i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësinë e provave materiale, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verifikimin në sistemin TIMS të vendodhjes së tyre më datë 30 Qershor 2019.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Një tjetër shqiptar humb jetën në burgun grek, vdekja e fierakut u mbajt e fshehtë

Shkon në gjashtë numri i vdekjeve në burgjet e vendit fqinjë. Një ngjarje që u mbajt e fshehtë nga autoritet...

Close