X

Liga e Kampionëve, barazim pa gola mes Partizanit dhe Karabakut

Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabakut është mbyllur e bardhë pa gola në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Franko Lerdës u mbrojtën mirë dhe i lejuan shumë pak hapësira kundërshtarëve, që ishin dukshëm favoritë në letër. Ndeshja nisi shumë më mirë për azerët, që qarkulluan topin dhe u shfaqën disa herë në 30 metrat e fundit. Megjithatë, goli mungoi. Rastin më të mirë e pati kroati Ozobiç, i cili në minutën e 20’, goditi traversën.

Pjesa e parë, u mbyll me dominim e skuadrës azerbajxhanase. Në pjesën e dytë, Partizani u zgjua dhe që në minutat e para, dha shkëndija. Çinari ndalet nga portieri, Belica nga traversa. Edhe Asani dhe Melo patën rastet e tyre. Pavarësisht të gjitha tentativave, goli mungoi dhe dy skuadrat u ndanë në barazim 0-0.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
E mërkurë, më 11 korrik 2019, 17:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI – KARABAK 0-0

More in LAJME, SPORT
Stuhi në Divjakë, shikoni pasojat nga era e fortë dhe shiu

Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar edhe me erë të fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e plazhit...

Close