X

Komisioneri Publik ankimoi vendimin, Zaganjori: Paraqita dhjetë dokumente shtesë


Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Ky i fundit pas seancës tha se i ka paraqitur trupës gjykuese 10 dokumente shtesë dhe KPA pritet të vendosë nëse do ti marrë në shqyrtim apo jo.

Zaganjori tha pas seancës se:

Si në seancën e datës 25, edhe sot rreth të njëjtave argumente sillen pyetjet dhe përgjigjet. U përpoqa të jap më të mirën. Sot paraqita 10 dokumente të reja krahas atyre 23 që paraqita herën e fundit. Trupa gjykuese u tërhoq për të vlerësuar marrjen ose jo përsipër për të shqyrtuar dokumentet që dorëzova.

Kjo është seanca e dytë ndaj Zaganjorit, pasi KPA në përfundim të seancës caktoi edhe një seancë tjetër pasi u paraqitën prova të reja me të cilat nuk ishte njohur dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e tyre.

Në korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë, Xhezair Zaganjorin.

Ne seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij.

Sipas KPK-së, në deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.

More in AKTUALITET, LAJME
PD: Projekti për ndarjen e Kosovës ide serbo-ruse, Edi Rama gënjeu

Partia Demokratike e ka quajtur projektin për ndarjen e Kosovës, një ide serbo-ruse dhe jo siç tha Kryeministri Edi Rama,...

Close