X

Fondacioni gjerman: Zgjedhjet, parodi! Baza mbështet kursin e Bashës



Fondacioni i njohur gjerman, Konrad Adenauer, ka publikuar një analizë të gjatë të drejtuesit Tobias Ruettershoff për votimet e 30 qershorit në Shqipëri.

“Agonia e (jo)zgjedhjeve”, titullohet analiza, ku theksohet se vendi po rrëshqet në krizën më të rëndë të historisë moderne. Në shkrim theksohet se kriza mund të zgjidhet nga një ndërhyrje ndërkombëtare, por mbetet për t’u parë nëse ka gatishmëri nga BE dhe nga vetë aktorët shqiptarët për të negociuar.

Ndër të tjera, teksa i referohet zgjedhjeve, autori thekson se në raportin paraprak të vëzhguesve të ODIHR, ambasadorja Audrey Glover konfirmoi disa prej problemeve të identifikuara nga PD.

Mes tyre, faktin që dekretin presidencial për zhvendosjen e datës së zgjedhjeve duhej ta shqyrtonte Gjykata Kushtetuese. ODIHR konfirmoi se ka pasur presione ndaj administratës për zgjedhjet; që vendimet e KQZ ishin të paqarta; që regjistrimi i Bindjes Demokratike ishte i paligjshëm apo që mediat kryesore në vend si Top Channel dhe TV Klan raportuan pozitivisht për qeverinë dhe negativisht për opozitën.

Sa i përket protestës së 8 korrikut, në analizë thuhet se ajo pritej më interes për shkak të pjesëmarrjes.

“Në protestën e së hënës erdhën mijëra njerëz dhe ajo ishte paqësore… Protesta, dhe sidomos përfshirja e shumë anëtarëve të partisë, mund të shihet si një konfirmim paraprak i bazës së partisë për kursin e Bashës, dhe kjo mund të ndryshojë me shpejtësi në të ardhmen,” theksohet më tej, duke sjellë në vëmendje qasjen që mund të ketë PD ndaj dorëzimit të zyrave të kryebashkiakëve të djathtë.

Në fund, autori e thekson se zgjedhjet e 30 qershorit do ndikojnë negativisht në vendimin për hapjen e negociatave në tetor.

“Mbajtja e zgjedhjeve të lira është një nga kërkesat kryesore të BE-së për vendet kandidate. Me këtë parodi të zgjedhjeve, vendi nuk ka dhënë një imazh të mirë në këtë drejtim,” përfundon analiza.

More in KRYESORE, LAJME
VIDEO/ Stuhia shkul pemët shekullore në Velipojë

Pamjet më poshtë janë regjistruar gjatë ditës së mërkurë në fshatin Pulaj të Velipojës. Videoja është shpërndarë nga OSHEE-ja, me...

Close