X

‘Do të kërcasë kallashi’, Arbjon Aliko i Lazaratit: Jemi në grevë urie, ruhu Edi Rama, do të kesh fundin e Gadafit! (E PLOTË)

Arbjon Aliko, një nga të dënuarit e grupit të Lazaratit, si autori i sulmit ndaj policisë në vitin 2015 dhe ekzekutimin e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, denoncon se e kanë izoluar pas deklaratave që lëshoi një javë më parë.

Në një lidhje telefonike për Fax News, Aliko ka thënë se situata në burgun e Drenovës është e rënduar, për shkak të sjelljes së personelit së burgut.

Aliko thotë se nëse nuk ka ndërhyrje, atëherë në këtë burg do të përdoret kallashi.  Ai thotë se e kanë izoluar dhe se të burgosurve iu kanë futur oriz të kalbur.


Prononcimi i Arbjon Alikos:

Më kanë çuar në izolim, jemi 15 persona në dhomë, nga 10 që ka kapacitet, na kanë marrë dyshekët, na kanë lënë që të flemë vetëm mbi një batanije. Kanë filluar na japin oriz të kalbur, edhe ujin na e kursejnë. Prej ditës së premte unë nuk kam future në gojë asnjë gjë, nuk na ka pyetur njeri as si jemi. Nuk i lënë që të falen as në xhami, sipas besimit që kanë. Mua më kanë futur në izolim pasi pretendojnë se kam nxitur grevën e urisë te personat e tjerë, gjë që nuk është e vërtetë. Të dënuarve iu është bërë presion, personat e dobët shahen, dhe çfarë nuk iu bëjnë. Njëri prej tyre i tha të burgosurit “B.q, të bëfsha ropt”. Këtu nuk ka asnjë ligj, ky është antishqiptar. I bëj thirrje Edi Ramës, unë kam ardhur vetëm me urdhër politik këtu, Edi Rama kërkon revoltë të dhunshme, dhe unë i them se nëse kjo ndodh, kur të plasë kallashi do të jetë vonë. Edi Rama të shikojë situatën mirë, se jemi këtu nga halli, njerëzve spo iu mban më shpirti, rrimë pa bukë nuk na pyet njeri. Boll e kemi duruar Edi Ramën, se kur e sheh luanin nga larg e sheh të duket si mizë, ama kur i afrohesh e kupton në të vërtetë madhësinë e tij. Fundin do e ketë si të Gadafit, ose si të Gruevski.

Një javë më parë Arbjon Aliko denoncoi se personeli i burgjeve kishte ushtruar presion tek të dënuarit për të votuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vendimi i gjykatës amerikane tregon shkelje të të drejtave të njeriut dhe nga Veliaj

Vendimi i gjykatës amerikane tregon shkelje të të drejtave të njeriut dhe nga Veliaj Gjykata amerikane e Apelit në Nju...

Close