X

VIDEO+FOTO/ Përgjaket festa në kopsht, përplasje mes bandave rivale, tre të vdekur, një i plagosur


Një ceremoni e përfundimit të vitit në kopsht të fëmijëve është ndërprerë kur njëra nga bandat meksikane hapi zjarr ndaj bandës tjetër rivale.

Nga përplasja me armë mes bandave mbeti i vrarë një anëtar i tyre dhe dy policë të cilët bënin roje.

Videoja tregon momentin kur nxënësit, anëtarët e familjes dhe edukatorët u mbyllën brenda një klase dhe u fshehën nën karrige në shkollën Miguel Hidalgo, në qytetin Guadalupe Santa Ana, gjatë ditës së premte.

Juan Herrera Carino, është njëri ndër të vrarët i cili ishte pjesë e bandës Jalisco New Generation Cartel. Ai u vra nga banda kundërshtare, Los Rojos.

Ai në ato momente ishte në shkollë për ta parë djalin e tij teksa përfundonte edukimin në kopsht.

Policët, Pedro Rendon Martinez dhe Feliciano Sarabia Benito, ishin ndër të vrarët.

Po ashtu nga ngjarja një fëmijë ka mbetur i plagosur, i cili ka arritur t’i mbijetojë plagëve pasi që u dërgua në spital.

More in BOTA, LAJME
Vetëvritet kunati i emigrantit nga SHBA që vranë mbrëmë në banesë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Kunati i Gramoz Nakos, është vetëvrarë mëngjesin e sotëm...

Close