X

Tensionet SHBA-Britani/ Pas ambasadorit britanik, Trump sulmon Theresa May


Një muaj pas takimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe mikpritjes luksoze që i bëri mbretëreshë Elizabeth II, Presidentit amerikan në një darkë shtetërore në “Buckingham Palace”, Trump u është kundërvënë për t’i treguar Britanisë se kush është shefi.

Donald Trump ka hapur krizën diplomatike me Britaninë e Madhe. Pas përplasjes me ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch, ku së fundmi ai ka sulmuar edhe Kryeministren e Anglisë, Theresa May, duke e kritikuar atë publikisht në rrjetet sociale.

“Unë kam qenë shumë kritik ndaj saj se si Britania ka menaxhuar Brexit-in. Çfarë rrëmujë të madhe ka krijuar ajo së bashku me përfaqësuesit e saj.

Unë i thash se si të vepronte por ajo nuk më dëgjoi.

Lajm i mirë për Britaninë e Madhe është se së shpejti do të ketë një Kryeministër të ri”– shkruan Trump nëTwitter.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Viza false, para e trafik vajzash, çfarë u zbulua në Rinas

Policia kufitare në Rinas është angazhuar në një operacion për zbulimin e personave që shkelin rregullat. Brenda pak ditëve në...

Close