X

Shaqiri vuan dëmtimin nga Liga e Kombeve, e konfirmon edhe trajneri Klop


Xherdan Shaqiri nuk do të mundet ta zhvillojë të plotë parapërgatitjen sezonale me skuadrën e Liverpulit. Futbollisti me origjinë shqiptare, pësoi një dëmtim në ndeshjen e Ligës së Kombeve dhe për pasojë vazhdon ta vuajë ende dhimbjen në pulpë.

Mbi këtë dëmtim, është shprehur edhe trajneri Jurgen Klop, duke nënvizuar se Shaqiri do të jetë jashtë për disa kohë.

“ Shaqiri pësoi një dëmtim në ndeshjen me ekipin Kombëtar dhe ka ende nevojë për kohë para se të kthehet.

Ka një problem në pulpë dhe nuk do të përfshihet për ndeshje për njëfarë kohe”, tha Klop. Në këtë formë, sulmuesi do të humbasë disa prej ndeshjeve të turit përgatitor të kampionëve të Europës.

Megjithatë, e rëndësishme është për të kuqtë, ta kenë të gatshëm futbollistin për premierën e kampionatit anglez, që është parashikuar të nisë më datë 9 gusht.

Shaqiri, edhe pse nuk ishte një titullar i rregullt në sezonin e kaluar, pati një kontribut të madh në minutat që kishte në dispozicion, sidomos në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

More in LAJME, SPORT
Temperatura rekord, Greqia bëhet gati për të nxehtin ekstrem

Temperatura rekord, Greqia bëhet gati për të nxehtin ekstrem. Shërbimi meteorolog në Greqi paralajmëron se vendi do të përballet me...

Close