X

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon gjyqtaren Alma Brati


KPA shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati.

“U vendos ndryshimi i vendimit numër 32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm”-tha drejtuesja e seancës.

Komisioneri Publik ankimoi kundër vendimit të KPK për lënien në detyrë të Alma Bratit, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarja u rikonfirmua në detyrë edhe pse në pjesën e vlerësimit të aftësive profesionale Komisioni, pasi kishte administruar raportin e përgatitur nga Inspektorati i KLD-së , hetimit dhe vlerësimit të 5 denoncimeve nga publiku, kishte arritur në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit kishte arritur një nivel minimal kualifikues për vlerësimin e aftësive profesionale.

Gjyqtarja Alma Brati arriti të kalojë procesin e rivlerësimit kalimtar, të njohur si vetting. Por më 18 dhjetor Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi rihapjen e procesit të vlerësimit për gjyqtaren, duke marr1% sot vendimin për shkarkimin e saj.

Gjyqtarja Alma Brati e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë arriti të kalojë procesin e rivlerësimit kalimtar, të njohur si veting, por vendimi i arsyetuar i Komisionit, i publikuar të hënën në faqen zyrtare të KPK, vërejti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe të të ardhurave të saj si dhe probleme të karakterit formal në shqyrtimin e aftësive të saj profesionale.

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi nr. 32, datë 5.7.2018, përmban mangësi në hetimin dhe kontrollin e kriterit të pasurisë.

Arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit, në vështrim të provave të administruara, nuk të krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016.

-Në lidhje me burimin e krijimit të pasurisë, apartamentit në ****** Komisioni nuk ka hetuar dhe administruar asnjë provë mbi burimin dhe ligjshmërinë e huasë në shumën 25.000 euro dhe dhurimit të shumës 1.800.000 lekë, që ka shërbyer për shlyerjen e huasë.

-Në të dyja rastet, Komisioni është mjaftuar me gjendjen e faktit, pasja e llogarive bankare nga ana e personave të lidhur dhe deklaratat noteriale të dorëzuara nga subjekti gjatë hetimit administrativ.

– Për shumën totale 3.160.000 lekë, përfituar nga subjekti si e ardhur nën regjimin ushqimor, Komisioni nuk ka hetuar burimin dhe ligjshmërinë e tyre.

Këto të ardhura deklarohen, por nuk ka asnjë dokument provues mbi vërtetësinë dhe ligjshmërinë e tyre, fakt ky i cili ndikon në analizën negative financiare mbi likuiditetet dhe pasuritë e subjektit të rivlerësimit.

-Subjekti i rivlerësimit prej deklarimit të parë të interesave private e në vijim ka qenë e pasaktë dhe ka kryer deklarim të rremë, reflektuar edhe në deklaratën “Vetting”, në kundërshtim kjo me nenin D të aneksit të Kushtetutës dhe nenin 30 të ligjit nr. 84/2016. 12.4

-Komisioni nuk ka hetuar burimin e ligjshëm të huasë prej 3.200 euro, marrë prej subjektit të rivlerësimit për mbylljen e kredisë, me qëllim rikonstruksionin e banesës në *****.

Komisioni nuk ka hetuar shkakun e mospërputhjes midis sipërfaqes truall të banesës në *****, regjistruar në emër të subjektit dhe bashkëpronarëve të tjerë, me sipërfaqen e tjetërsuar në kontratë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Do merrej në pyetje për SPAK-un, prokurori Behar Dibra nuk paraqitet

Prokurori Behar Dibra nuk është paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit...

Close