X

Prapaskenat e sulmit ndaj Lubonjës, zbardhet dëshmia e autorit në Polici, pse gënjeu OPGJ për dinamikën e ngjarjes

Dosja.al zbardh dëshminë e autorit të sulmit ndaj analistit Fatos Lubonja. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, autori i sulmit, Arben Haçkaj, është shprehur se sulmi ka ardhur pas një transmetimi që ai kishte parë Lubonjën në ekran.

“E gjitha ndodhi pas një pamjeje të Lubonjës në ekran”-është shprehur ai në Polici.

Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al, se familja Haçkaj ka paguar vlerën e dëmit që iu bë makinës së Lubonjës. Gjatë deponimit të tyre në Polici, ata janë shprehur se familjari i tyre, ka patur disa çrregullime, por asnjëherë të këtij lloji. Ata kanë pohuar se Haçkaj ka ofenduar edhe herë të tjera Lubonjën dhe të afërmit e tij, por asnjëherë në formë kaq radikale dhe të dhunshme.

“Ne kemi paguar të gjitha dëmet që iu bënë makinës. Xhamat e thyer, dhe dëmtimin që iu bë mjetit nga brenda. Arbeni ka patur ç’rregullime, por asnjëherë kaq të forta. Ai ka sharë disa herë Lubonjën dhe familjarët e tij, por ne nuk e mendonim se mund të bënte këtë gjë”-mësohet se janë shprehur ata.

Kjo dëshmi e siguruar nga Dosja.al, hedh poshtë versionin që Policia e Shtetit ka lëshuar për mediat, ku e cilëson denoncimin për sulmin, zhurmë mediatike, dhe se autori nuk ka patur asnjë prapavijë politike dhe se ka qenë me probleme mendore. Deri më tani, nuk ka asnjë raport të siguruar nga Dosja.al që të provojë gjendjen e pretenduar nga policia.

Dëshmia e rreme e Oficerit të Policisë Gjyqësore

Dosja.al kontaktoi ditën e publikimit të denoncimit të Lubonjës, oficerin që e mori në pyetje Arben Haçkajn më 1 korrik. Oficeri T., mohoi të ishte ai personi që e arrestoi dhe intervistoi autorin, në ndalimin e parë. Dosja.al, disponon prova që OPGJ ndalues dhe intervistues ishte personi me inicialet T.,

Në kontaktin që Dosja.al pati me këtë OPGJ, ai nuk shprehu mosdëshirë për të sqaruar për ngjarjen, por pretendoi se nuk ishte ai personi që e ndaloi dhe tha se as nuk e njihte Lubonjën, të vëllain, apo autorin e sulmit. Kjo, që një tjetër mospërputhje mes asaj që deklaron Policia, dhe asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

I paqartë mbetet ende njoftimi i Policisë për një sulm rastësor, ndërkohë që familja thotë se sulmi ka qenë për Lubonjën.

More in AKTUALITET, LAJME
Zvicra në krizë, kërkon 10 mijë mësues për sezonin e ri shkollor

Është fundi i semestrit të dytë shkollor në shumë vende, por disa shkolla në Zvicër tashmë janë në dilemë se...

Close