X

Lerda: Formacionin e kam gati, e respektoj Karabakun por kemi besim në vetvete

Partizani luan ditën e nesërme ndeshjen e turit të parë të Champions League. Të kuqtë do të kenë përballë kampionët e Azerbaxhanit, skuadrën e Karabakut. Ndërkohë në këtë ndeshje do të debutojë në ndeshje zyrtare edhe trajneri i ri i Partizanit Franko Lerda. Në konferencën për shtyp, italiani u shpreh se e ka në mendje formacionin dhe se ekipi ka besim në vetvete.

Formacioni? “Formacionin e kam në mëndje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë”.

Pikat e dobëta? “Pikat e dobëta do të jetë Karabaku qe duhet ti gjejë. Ne jemi një grup që vimë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre jave dhe jemi mjaftueshëm gati”.

Kundërshtari? “Karabakun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë brazilianë janë të fortë. E respektojmë Karabakun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme”.

Surpriza? Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër’, përfundoi Lerda.

More in LAJME, SPORT
Edi Reja zbarkon në Tiranë, në lupë lojtarët e Partizanit dhe Laçit

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ashtu siç kishte premtuar pas ndeshjeve të përfaqësueses në qershor, kthehet në vendin tonë...

Close