X

Hashim Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ka kujtuar 20-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi tha se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimit të Serbisë të kryer ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ai thotë mes tjerash se përgjegjësit e këtij krimi vijojnë jetën normalisht në Serbi, madje, ushtrojnë edhe poste drejtuese në disa institucione. Kreu i shtetit të Kosovës ka publikuar disa shifrat, të cilat sipas tij faktojnë dhe tregojnë “fytyrën e vërtetë” të regjimit spastrues të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës.

“U bënë 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi dhe përgjegjësit e këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë në Beograd, duke udhëhequr institucione dhe duke u dekoruar nga shteti serb. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë: të vrasësve të mbi 13 mijë civilëve shqiptarë, ndëshkimin e kriminelëve serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare, që vranë mbi 1300 fëmijë dhe kryen rreth 400 masakra anekënd Kosovës. Kriminelët serbë që i kryen këto krime, që bënë spastrim etnik, duke i larguar prej shtëpive të tyre mbi 1 milion shqiptarë, që kryen gjenocid mbi popullsinë e Kosovës, vazhdojnë të sillen lirshëm dhe janë tërësisht të amnistuar nga drejtësia ndërkombëtare. Kosova, qytetarët tanë, kërkojnë drejtësi. Heshtja ndërkombëtare përballë këtyre krimeve nuk është në shërbim të drejtësisë dhe paqes, por në shërbim të kriminelëve! HTH”-shkruan Thaçi në “Facebook”.

More in BALLKAN, LAJME
Drogë me dron në burgun e Shënkollit, Gjykata cakton masën e sigurisë për tre të rinjtë

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ndaj tre të rinjve që tentuan të fusnin drogë përmes dronit në...

Close