X

Brexit/ Laburistët propozojnë mbajtjen e një referendumi të dytë

Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, e ka sfiduar kryetarin e ardhshëm të Partisë Konservatore, për të mbajtur një referendum të dytë para largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Corbyn dekaroi se laburistët do të bëjnë fushatë pro qendrimit të Britanisë në brendësi të Unionit, me qëllim parandalimin e Brexit-it pa marrëveshje.

Në një letër dërguar konservatorëve, Corbyn shkruan: “Kushdo që bëhet kryeministër i ri duhet të ketë besim që t’ia kthejë marrëveshjen popullit për ta votuar. Në këto rrethana, dua ta bëj të qartë se Partia Laburiste do të bëjë fushatë për qëndrim në BE”.

Ky njoftim erdhi pas një takimi të grupit të laburistëve këtë mëngjes dhe pas një takimi tjetër me liderët e sindikatave, që u mbajt të hënën.

More in BOTA, LAJME
Super aksion në Elbasan, RENEA sekuestron arsenal armësh të një grupi kriminal

RENEA ka zbarkuar sërish ë Elbasan dhe këtë radhë një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Më datë 1 korrik...

Close