X

Ndoka: Rama i shpall luftë Bashës e Metës, po vdes për pushtet


Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, ka vlerësuar sjelljen e ish-kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, për të dorëzuar detyrën menjëherë pas zgjedhjeve të djeshme, që nxorën fitues “Demokracinë e Re” të Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ndoka shkruan se Tsipras bëri një sjellje evropiane, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, vijon me sjellje anadollake, duke zhytur vendin në krizë e borxhe.

Sipas tij, ndryshe nga Tsipras, Rama manipulon zgjedhjet lokale, përjashton opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet.

“Tsipras sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake! Tsipras e nxori vendin nga kriza, ndërsa Rama e zhyti vendin në krizë e borxhe.

Tsipras humbi zgjedhjet lokale, e çoi vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme. I humbet edhe ato. Dorëzon pushtetin dhe uron fituesin akoma pa u shpallur zyrtarisht rezultati.

Rama manipuloi zgjedhjet lokale, përjashtoi opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet.

I ka shpallur luftë liderit të Opozitës dhe Presidentit të Republikës. Kur nuk funksionon sistemi, kur nuk funksionon logjika politike, kur humbet ndjeshmëria politike e njerëzore, kur të errëson sytë pushteti, çfarë ndodh?”, shkruan Ndoka.

More in AKTUALITET, LAJME
‘31% e familjeve nuk sigurojnë dot bukën’, Pampuri: Edi Rama po zhyt shqiptarët në varfëri

Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri ka dhënë një deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike. “Shqiptarët janë çdo vit...

Close