X

Brazili kthehet në fron, Kupa e Amerikës është e “Seleçao”-s

Brazili është shpallur fitues i trofeut të “Copa America” për të nëntën herë në histori. “Seleçao” mundi në finale Perunë me rezultatin 3–1. Suksesin e bën më të bukur fakti që Brazili e fiton turneun si vend organizator.

Everton zhbllokoi i pari rezultatin në minutën 15-të, por Peruja barazon me anë të një 11-metërshi. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Zhezuz rikthen në avantazh Brazilin.

Në pjesën e dytë protagonist i ndeshjes u kthye arbitri kilian Roberto Vargas Tobar, i cili në mënyrë të pashpjegueshme nxori me të kuqe sulmuesin Gabriel Zhezuz në minutën e 70-të. Disavantazhi numerik nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar, madje Brazili thelloi diferencën në minutat e fundit me anë të Riçarlison.

Finalja e “Copa America”
Brazil 3 – 1 Peru
Shënues: Everton 15′ , Zhezuz 45+1′, Riçarlison 90′ (pen) / Guerrero 44′

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Basha uron Mitsotakis për fitoren : Shembull edhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në Twitter kreun e partisë ‘Demokracia e Re’, Kyriakos...

Close