X

MotoGP/ Marquez bën festë në pistën ku dominon nga 2010

Marc Marquez fiton GP e Gjermanisë e arrin suksesin e pestë sezonal, duke rritur edhe më shumë kryesimin në Botërorin e MotoGP. Spanjolli i Honda ka dominuar nga xhiro e parë në të fundit, duke e mbyllur para Yamaha së Vinales e Honda LCR të Crutchloë. Shumë i fortë për këdo Marquez. 7 herë kampioni është konfirmuar padron absolut në pistë, duke arritur për herë të 10 rradhazi suksesin pole-fitore në një pistë që prej 2010 është si parku i tij privat i lojërave. Marc u vendos në udhëheqje të garës që në xhiron e parë e ka nisur ta vrasë garën me një ritëm të pakapshëm për të tjerët. Një supremaci carmatosëse, që i lejon të shkojë në pauzën verore me një diferencë të jashtëzakonshme.

Marc Marquez i gëzohet triumfit në Sachsenring, i 10 rradhazi në pistën gjermane: “Festova shumë sepse isha shumë i lumtur edhe për Alex (i vëllai fitues në Moto2), do të shkojmë me pushime së bashku të lumtur. Në nisje rrezikova, motori ishte ende në fillim dhe shkëputja ishte e vështirë. Prisja që Maverick e Rins të më qendronin prapa, sidomos në 15 xhirot e para, por bëra një hap të madh. Tani pushim, të paktën 10 ditë plazh që të nxihem pak…”.

Rins, me Suzuki, ishte i vetmi që u tregua në gjendje të mbante një ritëm të tillë si ai i numrit 93, por pas 2/3 të garës ndjekësi përfundoi përtokë në kthesën 11, duke u kthyer në boxe me “zeron” e dytë radhazi pas atij në Assen. Në podium arritën Yamaha e Vinales e Honda LCR e Crutchloë, që nuk arrinte në treshe që nga debutimi në Katar.

More in LAJME, SPORT
Exit Poll: Në Greqi fiton zgjedhjet “Demokracia e re”

Procesi i votimit në shtetin fqinj ka përfunduar. Partia ”Demokracia e re” (ND) e Qiriakos Micotaqis rezulton fituese e zgjedhjeve...

Close