X

Kush është fitues i zgjedhjeve në Greqi, i biri i ish-kryeministrit dhe vëlla i ish-ministrit të Jashtëm



Grekët votuan të dielën në zgjedhjet e para parlamentare që kur vendi doli nga tri programe ndërkombëtare të shpëtimit, por ende po përballet me krizën financiare gati dhjetëvjeçare.

Pas numërimit të më tepër se gjysmës së votave, doli se zgjedhjet i ka fituar Kryetari i Partisë Konservatore Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri Alexis Tsipras pranoi humbjen në zgjedhjet e së dielës dhe telefonoi menjëherë rivalin e tij konservator Kyriakos Mitsotakis, për ta uruar për fitoren.

Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Konservatore “Demokeacia e Re” e zotit Mitsotakis ka fituar 39.7 për qind të votave, ndërsa “Partia Syriya” e zotit Tsipras ka marr; 31.5 për qind.

Parashikohet që Mitsotakis të ketë siguruar një shumicë të konsiderueshme të vendeve në Parlamentin grek.

Në një fjalim që mbajti të dielën në mbrëmje në qendër të Athinës, zoti Tsipras tha “Qytetarët e bënë zgjedhjen e tyre, ne e respektojmë plotësisht votën e popullit.”

Zgjedhjet u organizuan tre muaj para afatit, pas humbjes së kryeministrit Alexis Tsipras në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Anketat flisnin se grekët janë të vendosur të kundërshtojnë prirjen e fundit evropiane të rritjes së mbështetjes për partitë populiste dhe udhëheqësi konservator opozitar, Kyriakos Mitsotakis, ishte favorit i zgjedhjeve të sotme.

Votimet e së dielës ndodhin në një periudhë kur vendi po rimëkëmbet nga një krizë e rëndë financiare që shkaktoi shkallë të lartë të papunësisë e varfërisë.

Mbijetesa e saj varej deri në verën e kaluar nga programet ndërkombëtare të shpëtimit dhe Greqia u detyrua të kryej reforma të thella, përfshirë shkurtimet masive të shpenzimeve dhe rritjen e taksave, për t’u kualifikuar për kreditë e shpëtimit

Alexis Tsipras, 44 vjeçar, përveç masave të shpëtimit, ai arriti një marrëveshje me Maqedoninë fqinje për ndryshimin e emrit të saj. Marrëveshja e mbështetur nga aleatët perëndimor, zemëroi shumë grekë të cilët e shohin përdorimin e emrit të Maqedonisë si shprehje të synimeve ekspansioniste ndaj krahinës greke me të njëjtin emër.

Kyriakos Mitsotakis, i biri i ish kryeministrit grek dhe vëlla i ish ministrit të Jashtëm grek, është zotuar ta bëjë Greqinë më miqësore ndaj bizneseve, të tërheqë investime të huaja, të modernizojë burokracinë greke dhe të ulë taksat./VOA

voa
More in BALLKAN
Greqia ndryshon qeveri/Kyriakos Mitsotakis ndërton i vetëm qeverinë që nesër

Zgjedhjet e 7 Korrikut në Greqi nxorën fitues Demokracinë e Re të drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis. Fal premtimeve të shumta...

Close