X

Video/ Balotelli sfidon baristin: 2 mijë euro për tu hedhur në det me motor

Mario Balotelli vazhdon të sajojë situata kaotike. Me pushime në Napoli, Supermario ka sfiduar një barist në Mergellina, duke i ofruar dymijë euro për tu hedhur në det me motorin e tij. Sfida është pranuar menjëherë nga i riu, që është hedhur në det nga moli hipur mbi motor, duke dalë më pas mes duartrokitjeve. “Dola mirë, motori im vlente vetëm 600 euro…”, ka deklaruar protagonisti i “hedhjes”.

Mario Balotelli nuk resht së surprizuari me situata nga më të cuditshme, që krijojnë vërtetë të qeshura nga të pranishmi, por gjithashtu edhe një seri polemikash. SuperMario është akuzuar se ka favorizuar ndotjen e mjedisit dhe kështu pak më vonë sulmuesi i është përgjigjur të gjithëve përmes një story në Instagram: “Filozofë.. ja para jush vespa “ndotëse” e ripeshkuar”.

More in LAJME, SPORT
VIDEO-FOTO/ Kujtim Gjuzi alla Schumacher, merr drejtimin e jahtit por nuk di nga të shkojë

Deputeti Kujtim Gjuzi, pas disa javëve të nxehta në korridoret e KQZ ku kërkonte mandatin, në parlament, komisione parlamentare dhe...

Close