X

Lojtarët e huaj mbeten katër: FSHF injoron kërkesën e tetë klubeve të Superiores

Komiteti Ekzekutiv ka rrëzuar për të tretin vit radhazi kërkesën e shumicës së klubeve të Superiores për të rritur numrin e lojtarëve të huaj, nga katër në pesë. Në mbledhjen e zhvilluar mesditën e të premtes Ekzekutivi i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të mos e ndryshojë rregulloren për numrin e futbollistëve të huaj në fushën e lojës, pavarësisht kërkesës zyrtare që ishte bërë nga tetë klube të Superiores.

Partizani, Kukësi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Luftëtari, Vllaznia dhe Bylisi tashmë duhet të shohin me prioritet merkaton në vend dhe të bëjnë edhe njëherë llogaritë me lojtarët e huaj, duke qenë se besonin fort për një aprovim të kërkesës për lejimin e pesë të huajve, duke patur parasysh numrin dërrmues të klubeve të Superiores që e kërkonin këtë ndryshim. Kundër kërkesës ka qenë vetëm klubi i Laçit, sepse Flamurtari, duke qenë se ka mbatur me vetëm lojtarë të rinj, e ka konsideruar të drejtë të abstenojë.

Vetëm se edhe këtë herë numri i klubeve që kërkonin ndryshimin nuk ka patur rëndësi, sepse pas mbledhjes maratonë të Komitetit Ekzekutiv, kërkesa e Ligës Profesioniste për rritjen e numrit të të huajve është anashkaluar totalisht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
U gjet e mbytur në liqenin e Komos, del e vërteta, ja nga se vdiq futbollistja shqiptare

Vdekja e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, vazhdon të jetë mister. Ajo u gjet e mbytur në ujërat e Komos në...

Close