X

Fqinjët marrin miliona euro, Rama kthehet duarbosh nga samiti i Poznanit

Qeveria shqiptare ka dështuar të përfitojë edhe një cent nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh.

Në Samitin e Poznanit, që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit, nisur në vitin 2014, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë dalë të buzëqeshura me nga 3 projekte të zgjedhura në fushën e transportit dhe gazit natyror.

Kosova ka përfituar 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

Shqipëria ana tjetër, duket se ka ezauruar projektet në këto fusha, falë programit të Partneritetit Publik Privat dhe në këtë mënyrë nuk merr grante nga Bashkimi Europian.

Në total në 4 vitet e fundit, vendi ynë ka arritur të thithë vetëm 214 milionë euro investime nga agjenda europiane për Ballkanin, në fushën e transportit dhe energjisë, të fundit krahasuar me të gjitha vendet e tjera.

Këto projekte përkojnë me disa linja interkonjeksioni, rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas dhe disa përmirësime në Portin e Durrësit.

Nga ana tjetër Maqedonia ka përfituar 272 milionë euro, Kosova 330 milionë euro, Mali i Zi 399 milionë euro, Serbia plot 627 milionë euro, e madje Bosnje Hercegovina mbi 1 miliard euro.

Vendi ynë megjithatë do të përfitojë nga shumat më të vogla që BE do të vendosë në dispozicion për përmirësimin e ndërlidhjes digjitale, si dhe për inovacionin në bizneset e vogla dhe të mesme.

Samiti i Poznanit është pjesë e procesit të Berlinit, një iniciativë e disa shteteve anëtare të BE-së që mbështesin përpjekjet drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ngritja e SPAK, katër emrat e parë intervistohen të hënën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë më datën 8 korrik, në orën 9:00, do të nisë intervistat me kandidatët për Strukturën...

Close