X

Akuza për korrupsion dhe kërcënime, dënohet me burg presidenti i Federatës së Kosovës

Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, është dënuar ditën e sotme me nëntë muaj burg, për shkak të veprës penale të detyrimit në tentativë. Aktakuza ndaj Ademit ishte ngritur më 14 janar të vitit 2014, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it, me prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve nga prokurori i EULEX-it, Agim Ademi me qëllimin e përfitimit material kishte kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të vepronte në dëm të pasurisë së tij, ndërsa e kishte detyruar edhe në lidhje me një shumë prej 30.000 mijë eurosh dhe me një veturë BMË X5 e cila pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer kështu veprën penale.

Ndërkohë, në pikën e dytë të akuzës, Ademi akuzohet për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje. Ademi kishte kërkuar ndërhyrjen e Ademit për të ndryshuar statusin e një ngastre toke nga zonë të gjelbëruar në zonë ndërtimore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Itali/ Tre shqiptarë kapen duke vjedhur një vilë

Tre shqiptarë të akuzuar për vjedhje janë arrestuar nga policia italiane. Ata po vidhnin një vilë në momentin që u...

Close