X

Përplasja me armë në Kavajë, Braimllari: Pasiguria në nivele shumë të larta, Rama dhe lidhja e tij me krimin, solli…


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ndërsa ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kavajë, tha se pasiguria është në nivele shumë të larta.

Në një postim në facebook, Braimllari akuzon kryeministrin Rama për papërgjegjshmëri, ndërsa shton se “lidhja e tij me krimin solli sot këtë ngjarje të rëndë në mes të Kavajës”.

Postimi i plotë:

Ngjarje e rende per qytetaret e Kavajes. Goditen qytetaret e pafajshem ne mes te qytetit.
Pasiguria publike ne nivele shume te larta. Vendi ne meshire te fatit.

Edi Rama sillet si klloun neper Shqiperi nderkohe vendi futet çdo dite e me shume ne pasiguri publike.

Papergjegjshmeria e Edi Rames dhe lidhja e tij me krimin solli sot kete ngjarje te rende ne mes te Kavajes.

More in LAJME
Ngjarja në Kavajë, Alibeaj: Krimi nuk e ka më frikë qeverinë

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me përplasjen me armë sot në Kavajë,...

Close