X

Ligji për shërbimin përmbarimor privat, Kuvendi rrëzon Metën

Katër ditë pas votimeve të 30 Qershorit, me 85 vota Parlamenti rrëzoi dekretin e parë të Presidentit Ilir Meta për rishikimin e projektligjit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.

Megjithatë mazhoranca nuk e kaloi testin e kartonave për votat që kërkohen për shkarkimin e Kreut të Shtetit, veprim për të cilin Kushtetuta përcakton 94 kartonë.

Në seancë, opozita e re kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, pas përfshirjes së tij në përgjimet e dosjes “184” në Dibër.

Gjithashtu, Ralf Gjoni, bëri fajtor Lulzim Bashën për pushtetin që ka marrë Edi Rama pas votimeve vendore.

More in AKTUALITET, LAJME
Shkarkimi, anëtari i AMA-s do të hedhë në gjyq Kuvendin

Zylyftar Bregu, anëtari i AMA-s, i shkarkuar nga Kuvendi, ka reaguar përmes një deklarate. Ai thotë se ky është një...

Close