X

La Liga zbulon kalendarin e sezonit 2019-2020, ja kur luhet ‘El Clasico’ e parë

Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe kalendari i La Liga-s për sezonin 2019-2020. Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit nga transferta baske, ku do të përballet me Atletiko Bilbaon. Ndërkohë, skuadra e trajnerit Zinedin Zidan, Reali do të kërkojë t’i rrëmbejë fronin katalanasve, teksa ndeshjen e parë do të luajë në transfertën delikate ndaj Selta Vigos.

Sakaq, Atletiko Madrid, e cila vjen si forcë e tretë pas dy superfuqive spanjolle, do ta nisë në shtëpi kampionatin përballë një tjetër ekipi madrilen, si Malaga. Skuadra e Diego Simeones edhe pse nuk shihet favorite për të triumfuar në fund të kampionatit, do të luftojë deri në fund për t’i vështirësuar jetën Barcelonës dhe Realit.

Ndërkaq, sfida e shumëpritur, ‘El Clasico’ e parë sezonale është parashikuar të zhvillohet më datë 27 tetor, në stadiumin e Barcelonës, ‘Camp Nou’. Ndërkohë, sfida e kthimit në ‘Bernabeu’ do të luhet më datë 1 mars.

More in LAJME, SPORT
Përplasja me armë në Kavajë, Braimllari: Pasiguria në nivele shumë të larta, Rama dhe lidhja e tij me krimin, solli…

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ndërsa ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kavajë, tha se pasiguria...

Close