X

Juventusi nuk heq dorë, miliona dhe tre lojtarë për të mbërritur te Pogba


Adrien Rabiot është bërë realitet për Juventusin. Klubi kampion i Italisë ishte në gjendje ta fillonte merkaton e kësaj vere me një goditje vendimtare, në kohën e duhur, sepse për ish-mesfushorin e PSG ka pasur klube të tjera të interesuara.

Sidoqoftë, në idetë e Fabio Paratici ekziston edhe një mesfushor tjetër transalpin. Emri i parë që të vjen menjëherë në mendje është, natyrisht, ai i Paul Pogba.

Në rast të lamtumirës ndaj Manchester United, kampioni i botës në “Rusia 2018” do të preferonte kthimin te “Zonja e Vjetër”, pavarësisht joshjeve që ka marrë edhe nga Real Madridi. Mesa duket, ngjyrat bardhë e zi kanë hyrë në zemrën e tij.

“Djajtë e Kuq” janë të qartë në kërkesat e tyre: asgjë më pak se 150 milionë euro për francezin.

Një shifër e tepruar, por jo e pamundur për t’u paguar, sidomos kur bëhet fjalë për Real Madridin, i cili tashmë ka shpenzuar më tepër se 300 milionë euro (kësaj vere) për ta përforcuar veten. Pra, pak më shumë se dyfishi i çmimit të vendosur nga klubi anglez për Pogba.

Zinedine Zidane është një admirues i vjetër i bashkatdhetarit të tij dhe do të bëjë çmos për ta pasur në disponim sezonin e ardhshëm. Siç thotë “La Gazzetta dello Sport”, në Madrid po përpiqen të bindin Gareth Bale për t’u kthyer në Angli, që të amortizojnë shpenzimet e mëdha në operacionin “Pogba”. Një opsion që për momentin nuk është pjesë e planeve të uellsianit.

Gjithashtu, Juventusi ka disa lojtarë, që mund të vlerësoheshin nga Solskjaer: duke filluar nga Paulo Dybala dhe Alex Sandro, të kërkuar më parë në “Old Trafford”.

Ndoshta, mund të përfshihet në operacion edhe Blaise Matuidi, që menaxhohet nga Mino Raiola, ashtu si Pogba.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Vodhi kompaninë, arrestohet punonjësi i call centerit

Seksioni i Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë arrestuan një 29 vjeçar, banues në Berat...

Close