X

Rudina Hajdari u kërkon falje të huajve për Ilir Metën: Ndihem shumë e turpëruar…

Vajza e heroit të demokracisë dhe të tranzicionit, Rudina Hajdari, në këto ditë përvëluese, po bën deklarata të njëpasnjëshme, që po t’i lexosh, e shtojnë temperaturën përqark, edhe 10 gradë më shumë.

Pasi sulmoi, 18 orë më parë,  Lulzim Bashën, si autokrat dhe si i vetmi diktator në Shqipëri, sot në orët e fundit, deputetja Rudinë, bëri këtë deklaratë:

Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë, ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri“.

E shkreta Rudinë, në fund të kësaj deklarate, siç lexohet, u kërkon falje diplomatëve, duke i konsideruar diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, si”diplomatët tanë”.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

More in TEJ E KETEJ
Elisa Spiropali kalon në ekstazë dhe i thotë Ilir Metës: O i marrë, o budalla!

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ose zëdhënësja e famshme e Rilindjes, Elisa Spiropali ka gjithë ditën që i...

Close