X

KQZ shpall Baton Haxhiun dhe Robert Ndrenikën, si dy zgjedhësit më të lumtur të votimeve


Ndër votuesit, që vrapuan, që në orët e para të mëngjesit drejt kutive të votimit, ishin Baton Haxhiu prej Kosove dhe aktori i njohur shqiptar, Robert Ndrenika prej Tirane.

Me pantolla të shkurtra, në ngjyrë të zezë, të veshur zhapone poshtë dhe lartë,  pasi votuan, pozuan për pak çaste përpara kutive të votimit dhe Lali Eri, i papërtuar, i shpërndau menjëherë fotot e tyre, jo vetëm në media, por edhe në të gjithë rrjetet sociale.

Me këtë rast, edhe KQZ, në shenjë respekti, u mblodh dhe me katër vota pro dhe një kundër, votoi dhe shpalli Robert Ndrenikën dhe Baton Haxhiun, si dy zgjedhësit më të lumtur të këtyre votimeve.

Motivacionet që e detyruan KQZ-në, për të kryer këtë shpallje janë:

Për Baton Haxhiun – Ky bir kosovar, që e do Ramën më shumë se qeni të zotin dhe më shumë se Kosovën, voton sot i lumtur, sepse mori dhe vazhdon të marrë prej Edi Ramës, jo vetëm liçensa dhe kleringje të tjera, por edhe mbushi me stoli qeverinë dhe administratën e tij, me miq, bij dhe shokë, andej dhe këtej kufirit.

Për Robert Ndrenikën – Jetoi gjithë jetën si një aktor i mirë dhe i ndershëm dhe mender e dhjeu në pleqëri, kur gëlltiti atë që i hodhi aktori dhe mashtruesi me famë botnore, Lali Eri.  Sot dhe gjithë ditët që i kanë mbetur, aktori i madh, do të vazhdojë të vjellë hallvën e Velisë…

/TPZ.al/Tej e këtej/