X

Avokati i ditur Ngjela: Ilir Meta monark, pa aftësi intelektive, në regres mendor, i duket vetja sovran


Temperaturat mbi 35 gradë, të orëve të fundit, e kanë hedhur më në fund, avokatin tonë shumë të ditur dhe shumë të njohur, Spartak Ngjela,  në qiellin e shtatë.

Në një status të gjatë dhe të gjerë, avokati shpjegon përmes një përçartje verore, Ilir Metën, si fenomen, si monark dhe përcakton se Ilir Meta nuk ka aftësi intelektive, madje ka regres mendor dhe se e ka shpallur veten sovran.

– Por, që të jetë sovran, – thotë avokati i ndritur, Ilir Metës ia ndalon Kushtetuta.

– T’i veshim Ilir Metës këmishën e forcës së ligjit, – konkludon në statusin e vet, avokati i përndritur.

PS. Për më shumë informacion, lexoni statusin e plotë:

Kur një president i një republike parlamenrare që është zgjedhur nga parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.

l.
Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:
1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Kjo është esenca e demokracisë në një republikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhëti kombëtare. 
Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?
E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.

Po partitë politike e dinë që kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”

ll.
Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?
Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet. 
“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.

Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?
Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?
Kjo pritet për t’u parë.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati me famë botnore Ngjela: Amerikanët flasin, pasi më dëgjojnë mua (video)

Pas ngritjes së temperaturave me tre gradë, avokati ynë i ditur, por edhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, bëri në...

Close