X

Avokati me famë botnore Ngjela: Amerikanët flasin, pasi më dëgjojnë mua (video)


Pas ngritjes së temperaturave me tre gradë, avokati ynë i ditur, por edhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, bëri në emisionin e Adi Krastës, këtë deklaratë bombë:

– Ke dëgjuar ndonjëherë të flas unë pas amerikanëve? Jo, ata flasin gjithmonë pasi kam folur unë…

Me këtë deklaratë avokati me famë botnore, Spartak Ngjela, u tregoi për herë të parë shqiptarëve, se amerikanët, po zbatojnë me përpikmëri në Shqipëri, gjithë botëkuptimin, që avokati ka për demokracinë dhe zbatimin e saj në këtë vend dhe më gjerë.

Nënvizojmë, se këtë botëkuptim dhe të gjitha njohuritë për demokracinë, qeverisjet dhe shtetin, avokati e ka mësuar në burg, ku çdo gjashtë muaj, ndërtonte një qeveri dhe vetëshpallej gjithmonë kryeministër. Një pjesë e mirë e të burgosurve, nga ata që kanë mbetur gjallë, kujtojnë me nostalgji kohën e burgut, kur avokati i emëronte në poste të rëndësishme. Në postet e arsimit, për shkak të diturive që kishin,  avokati vendoste gjithmonë priftërinj katolikë.

Atë që dje bënte në burg, sot avokati ynë i ndritur po e bën në rrjetet sociale, duke mësuar dhe këshilluar amerikanët, se si të veprojnë dhe sillen,  në Shqipëri dhe Ballkan.

VIDEO:

/TPZ.al/ Tej e këtej/

More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela, urdhëron amerikanët: Mjaft me fjalë, kaloni në veprim!

-Acta non verba, jo më fjalë, kaloni në vepra! - ky është urdhëri i fundit, i zëdhënësit të FBI-së dhe...

Close