X

Sarri prezantohet te Juventusi, presidenti i Napolit e thumbon nga larg


Aurelio de Laurentiis nuk mund të qëndronte pa komentuar prezantimin e Maurizio Sarrit te stoli i Juventusit. Në një prononcim për mediat, ai tha në lidhje me faktin nëse Sarri do të veshë kostum apo tuta, por edhe se si ndryshon me Ancelottin:

“Sarri është një njeri stadiumi, tribune, një që i pëlqen tifozëve. Ancelottin e konsideroj një nëpunës klubi.

Do të jetë shumë bukur të shoh Ancelottin që të mundë Juventusin në fushë. Sarri qëndron gjithmonë me tutë dhe blasfemon! Ta shoh se si do të përshtatet me stilin e ekipit të ri”.

Por, si e konsiderojnë tashmë tifozët e Napolit: “Si një tradhtar të madh!”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Përgjimet e Bild/ Reagon sërish Peter Tiede: Sulm ndaj meje me profile false, kam fshirë disa

Pasi mbrëmë publikoi 10 përgjimet të tjera për dosjen 184, të cilat trazuan edhe njëherë politikën shqiptare ka reaguar sërish...

Close