X

Përgjimet/ Basha: Aleanca krim-Rilindje ka vjedhur cdo zgjedhje

Në një dalje për mediat, pasi e përditshmja Bild publikoi përgjime të tjera nga skema e blerjes së votës në Dibër, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se praktikisht të gjitha zgjedhjet e organizuara nga PS janë vjedhur.

Basha foli për aleancën krim-rilindje, që sikundër u shpreh ka përdorur cdo mjet të paligjshëm për vjedhjen e votave.

“Praktikisht janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Rama në të gjithë venditn. Ky është përfundimi që i madh e i vogël nxjerr nga përgjimet e Bild. Na kanë dëshmuar në detaje skemën e metodat e kësaj vjedhje. Kupola e PS nuk ka bërë asnjë dallim.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, me vrasës, grabitës. Kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur cdo mjet të paligjshëm për të vjedhur votën. Kanë blerë vota me para në dorë, kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur cdo mjet është përdorur pa asnjë kufizim. Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild, është aleanca krim rilindje ka përdorur gjithë administratën për vjedhjen e zgjedhjeve, nga drejtues në punonjës.

Në vjedhjen e zgjedhjeve aleanca krim rilindje ka përfshirë të gjitha nivelet partiake e shtetërore. Mbi të gjitha Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Cdo gjë është bërë me diktimin e tij. Është Rama që ka bërë bashkë këtë lukuni personazhesh” -u shpreh Basha.

More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Atentati në Durrës, plagoset kunati i Lul Berishës dhe dy të tjerë

Një atentat me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës. Si pasojë e...

Close