X

“Krim dhe dhunë”, Mehmetaj: Kjo është banda e Rama & Co

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se Rama dhe të tijtë në qeverisje kanë krijuar një shoqatë të mirfilltë kriminale.

Mehmetaj nënvizon se në përgjimet e Dibrës u pa nga gjithë shqiptarët sesi banda e Ramës karakterizohet nga krimi, dhuna, shthurja, kokaina, kanabisi, korrupsioni dhe vjedhja. Ajo shton se fundi i Rilindjes është shumë afër.

Postimi i Mehmetajt:

Krim, dhunë, shthurje, kokainë, kanabis, korrupsion, vjedhje, shkatërrim dhe injorancë, këto janë karakteristikat dalluese të Ramës & co.

Një popull i tërë ka mbetur pa fjalë përballë paturpësisë së një grupi banditësh që aksidentalisht u ngjitën në karriget e pushtetit e përdhunshëm e morën shtetin peng.

Nuk di njeriu sot për cfarë të reagojë më shumë: për vjedhjet flagrante, për krimin që ka hyrë në çdo familje, për institucionet që janë shkatërruar, për milionat e eurove që sdihet nga përfundojnë, për kriminelët e veshur me xhaketa zyrtare që kapen në përgjime me sjellje horrash duke deformuar vullnetin qytetar, apo për pacipërinë neveritëse që po lëshojnë rrjeteve sociale dhe studiove televizive.

Kjo organizatë kriminale nuk meriton më durim, as keqardhje! Nëse mendojnë se shqiptarët mund t’i bëjnë për budallenj, gabohen rëndë. Fundi i tyre është afër, drejtësia do të vihet në vend!

More in AKTUALITET, LAJME
Përgjimet/ Basha: Aleanca krim-Rilindje ka vjedhur cdo zgjedhje

Në një dalje për mediat, pasi e përditshmja Bild publikoi përgjime të tjera nga skema e blerjes së votës në...

Close