X

Breshëri plumbash në Durrës, dy të plagosur (Emrat)

Shkon në dy numri i të plagosurve në atentatin e ndodhur sot në zonën e ish-kënetës në Durrës. Të plagosurit e atentatit janë shtetasit, Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi.

Policia e qytetit bregdetar ka gjetur një makinë  të shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës, pak minuta pas ngjarjes.

Burime nga spitali bëjnë me dije  se të plagosurit kanë marrë disa plumba në trup. Konkretisht i plagosuri Meçaj është qëlluar me tre plumba. Të shtënat e kanë prekur ketë të fundit në kokë, këmbë dhe shpatull. I plagosuri i dytë ka marrë plagë në pjesën e këmbës.