X

Vrasja e kryeplakut të fshatit në Lezhë, kapet autori i dyshuar


Policia e Lezhës informon se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së një 64-vjeçari.

Uniformat blu të qytetit të Lezhës bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin T.N 50 vjeç, si dhe kanë sekuestuar armën e dyshuar të krimit, një automatik tip kallashnikov.

T.N dyshohet se ka vrarë shtetasin Gjin Marku, kryeplak i fshatit.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Informacioni Polici Lezhe: Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot, rreth orës 07:30.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

More in AKTUALITET, LAJME
‘Do u ndalojmë daljen jashtë vendit’/ PD-Ramës: Nuk do ta shpëtojë dot asgjë

“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral”. Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Rama,...

Close