X

VIDEO/ Kavaja në këmbë sonte në orën 20.00, ja çfarë paralajmëron ish-kryeministri Berisha



Ish-kryeministri Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë nëpërmjet profilit të tij në facebook, ku ka postuar një video e cila lajmëron se sonte në orën 20.00 do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në qytetin e Kavajës.

Sipas informacioneve sonte në orën 20.00 në Kavajë, qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike do të shkojnë për të çliruar KZAZ-në e këtij qyteti nga materialet zgjedhore, duke respektuar kësisoj dekretin e Presidentit Meta për të mos pasur zgjedhje më datë 30 qershor.

‘Kavaja në shtetrrethim! Kryengritësit e saj në kembe! Edvin largo urgjent narkobanditët nga Kavaja. Rama ik! Fitore! Sb’ shkruan Berisha.

Ndërkohë që në video dallon mbishkrimi

“Nuk na trembi Enver Hoxha, Ramiz Alia jo që jo! Nuk na plas te ti o Sandër Lleshi. Kavaja 1990-2019. Sonte në orën 20.00”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjendet i vdekur një i moshuar në Korçë, Policia në vendngjarje

Një i moshuar është gjetur sot i vdekur në qytetin e Korçës. Sipas inforamcioneve viktima është një 80-vjeçar dhe është...

Close