X

Tensionet në KZAZ, Rama: Nesër ndryshon Kodi Penal, 10 vjet mosdalje nga Shqipëria për krime zgjedhore


Nga njësia administrative nr. 1 Tiranë ku pati një takim me banorët e zonës, kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar përplasjet e fundit në KZAZ në disa qarqe këtë paradite.

Ai ka paralajmëruar edhe një herë të gjithë protestuesit se kush tenton të pengojë zgjedhjet apo procesin elektoral, dënohet me 5 deri në 10 vite burg.

“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament.

E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shkojnë për të liruar KZAZ-në, Policia Bashkiake përplaset me atë të Rendit në Lezhë

Drejtuesi i Policisë Bashkiake të Lezhës është përballur me drejtuesit e Komisariatit të Lezhës ku iu ka kërkuar se cila...

Close