X

Shkojnë për të liruar KZAZ-në, Policia Bashkiake përplaset me atë të Rendit në Lezhë


Drejtuesi i Policisë Bashkiake të Lezhës është përballur me drejtuesit e Komisariatit të Lezhës ku iu ka kërkuar se cila është mbështetja e këtyre të fundit për lirimin e KZAZ-vë në këtë qytet.

Ndërkohë drejtuesi i Komisariatit të Lezhës i ka bërë me dije se nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga KZAZ-ja qendrorë për largimin e tyre dhe në këtë rast sipas tij, nuk mund të bëhet asnjë lëvizje deri në një vendim të dytë.

“A janë liruar këto ambiente dhe çfarë masash janë marrë nëse jo, për largimin e tyre, dhe cila do të jetë mbështetja juaj ndaj nesh në zbatimin e urdhrit të kryetarit të Bashkisë”, e pyeti përfaqësuesi i Policisë Bashkiake drejtuesin e Komisariatit.

Ky i fundit u përgjigj: “Aktualisht në bazë të ligjit kemi marrë masa për ruajtjen e KZAZ-së, aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues të KZAZ në këto ambiente”.

Ndërkohë policët bashkiakë u nisën drejt qendrës së KZAZ-së nga ku u ndaluan në hyrje të saj nga policët që e ruanin.

Pjesë nga biseda:

Bashkiakët: “Kemi urdhër nga kryetari i Bashkisë për lirimin e KZAZ-vë dhe të verifikojmë masat që janë mare e nëse jo, pse nuk janë liruar. Sepse këtu ka një njoftim nga kryetari i bashkisë për lirimin e ambienteve, dhe ne kemi ardhur për tu interesuar pse nuk janë liruar.

A është ndokush këtu nga përfaqësuesit e KZAZ-vë e për të komunikuar?”

Efektivi i Policisë: “Absolutisht aktualisht nuk është asnjë njeri brenda”.

More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Përkeqësohet situata dhe në Kukës, plagoset polici i bashkisë

Pothuajse në të gjitha bashkitë ku drejton PD e LSI situata sot ka qenë situatë e tensionuar. Së fundmi raportohet...

Close