X

Rudina Hajdari: I dashur popull shkodran! Po ju jap rrogën për riparime të dritareve të djegura nga Luli


Deputetja edhe e opozitës së re, por edhe e opozitës së vjetër, Rudina Hajdari, nën frymën e shenjtë të Nënë Terezës, është zotuar sot, se rroga e saj do të shkojë për riparimin e dritareve të djegura në KZAZ-në e Shkodrës.

Nuk dihet akoma se çdo të bëjë Rudina me rrogat e ardhëshme, nëse digjen dhe shkatërrohen KZAZ-të e tjera nëpër Shqipëri.

Vite më parë, kur Rudina ka qenë fare e vogël dhe nuk kuptonte asgjë nga kjo botë, në kohën e babait të saj, Shqipëria digjej dhe shkatërrohej herë pas here. Kjo Shqipëri është djegur, para, por edhe pak orës pas vdekjes së babait të saj.

Nëse dikush do t’i tregonte se kush i ka bërë këto djegie, Rudina ndoshta  do të vendoste të paguante edhe për djegiet e babait, i cili luftonte ditën, por edhe natën, për lirinë dhe demokracinë, që gëzojmë sot.

Po ku do t’i gjente Rudina jonë paratë për të paguar këto djegie të vjetra? Ndoshta do t’i duhej të kërkonte ndihmën e nënës, Fatmirës, për të shfrytëzuar të gjithë mjetet monetare, që ajo i ka fituar me mund e sakrificë dhe me djersën e ballit, gjyq pas gjyqi.

Ja statusi i plotë i Rudinës:

“Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servila të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari”

/TPZ.al/ Tej e këtej/

More in TEJ E KETEJ
Lali Eri tregon se si, bashkë me Ardian Civicin, do ta ngjitë Tiranën lart e më lart, deri në BE

Lali Eri, ka mbledhur një forum, me forumistët më të rëndësishëm të vendit, që e quan "Këshilli Ekonomik". "U deshën...

Close